Armëpushimi, prorusët lirojnë 648 të burgosur ukrainas
Militantët prorusë kanë liruar 648 të burgosur lufte ukrainas, në bazë të marrëveshjes së armëpushimit e arritur të premten mes palëve. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i ushtrisë ukrainase, Andriy Lysenko, i cili shtoi se githsesi situata në lindje të Ukrainës ka mbetur e tensionuar."Situata në rajonet e Donetskut dhe Luhanskut është e tensionuar. Rebelët kanë shkelur marrëveshjen dhe po vazhdojnë të përforcojnë pozicionet e tyrë në qytete të ndryshme. Forcat ukraianse kanë respektuar armëpushimin dhe kanë hapur zjarr vetëm në kundërpërgjigje të rebelëve”.Gjatë konferencës në Kiev, Lysineko tha se ishte marrëveshja në Misnk ajo që bëri të mundur lirimin e të burgosurve, teksa Ukraina shpreson në lirimin e të gjithëve, pasi numri total i të burgosurve të luftës është 500.Por Lysinko nuk ka komentuar se do të jetë numri i rebelëve të liruar nga pala ukrainase, e cila gjithashtu është pjesë e marrëveshjes. Zëdhënësi ushtarak tha gjithashtu se pesë ushtarë ukrainas janë vrarë dhe 33 janë plagosur që nga fillimi i armëpushimit.