Të 2 shmangin statutin, Basha për Kuvendin, Rama harron zgjedhjet në PS

PD refuzoi të zinte vendin e saj në Kuvend, edhe në sesionin e ri parlametar, nën argumentin se mazhoraca po refuzon respektimin e Kushtetutës.Por duket se të dyja partitë e mëdha, si PD dhe PS, po shkelin Kushtetutën e partisë, statutin.Praktikës së shkeljes së ligjeve të partisë, i është bashkuar edhe reformatori i ri në PD, Lulzim Basha.“Kongresi i PD do të jetë më 27-28 shtator, është një datë që do të konfirmohet zyrtarisht pas konsultimeve që kam pasur me disa nga bashkëpunëtorët e mi dhe nëpërmjet një udhëzimi tim”, tha Basha.Statuti i PD detyron njoftimin një muaj para të datës kur do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i partisë.Është nenin 34 pika 6 që përcakton se “Kuvendi Kombëtar zgjidhet si rregull çdo katër vjet. Vendimin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar e merr Këshilli Kombëtar ose Kryesia Qendërore me propozim të Kryetarit të PD. Kuvendi mund të mblidhet edhe kur kërkojnë ¼ e anëtarëve të PDSH ose ¼ e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar. Data e zhvillimit të Kuvendit njoftohen të paktën një muaj përpara ditës së parë të Kuvendit”Por deri më tani, opinioni publik nuk është informuar për ndonjë mbledhje të këshillit drejtues të partisë.Mosrespektimi i statuteve partiake është një praktikë e vjetër dhe po ndodh edhe me PS ku kryetari tashme kryeminister nuk ben zgjedhje për kryetarin edhe pse i ka mbaruar mandati me argumentin se doli fitues ne zgjedhje.“Në asnjë parti tjetër kur partia fiton zgjedhjet nuk hyn në zgjedhje të brendshme për liderine e partisë, që edhe në statutin tonë është edhe kryeministër.Duket se së paku, për mos respektimin e statutit, Rama e Basha, janë në një mendje.