Dibër, vazhdon prerja pa kriter e pyjeve, sekuestrohen 2 makina me dru
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shtator 2014, 17:14
Dibër – Prerja e paligjshme e pyjeve vazhdon, pavarësisht se javë për javë thuajse, Inspektoriatet e Policisë Pyjore sekuestrojnë makina të mbushura plot me lëndë drusore.Edhe sot, në Dibër, Policia sekuestroi dy makina që transportonin pa leje, lëndë drusore dhe gjobiti drejtuesit e tyre.Njeri automjet kishte targën AA 852DH dhe drejtohej nga Erblin Mjeshtri, që u gjobit me 80 mijë lekë, ndërsa tjetri, me targë AA 726 FI, drejtohej nga Maksim Prençi; ai u gjobit me 90 mijë lekë.Kreu i Inspektoriatit Pyjor,Ergys Agasi, tha se sekuestrimi dhe gjobitjet do të vazhdojnë pa asnjë ndalesë, derisa të ndërpritet prerja e paligjshme e pyjeve.ar.sh/Oranews.tv