'Shamikuqja' vjen në Durrës, ja fotot

Aktorja e famshme turke Türkan Soray e njohur në të gjithë botën për rolin e saj në filmin ‘Shamikuqja’,  ndodhet në Durrës si e ftuara e nderit në edicionin e VII të festivalit Ndërkombëtar Veror që do të zhvillohet në Durrës.Nostalgjikët e kinemasë turke të viteve 80’ kanë mundësinë ta shohin nga afër ‘Shamikuqen’ e Iliazit, e cila është njëkohësisht aktore, shkrimtare dhe regjizore, një ndër femrat më me influencë në botën e kinemasë dhe politikës turke.Ajo ka mbërritur  në Durrës për edicionin e shtatë të ‘Durrës International Film Summerfest’ që do të mbahet në 9 – 14 shtator ku publiku do të shikojë prodhimet më të mira kinematografike ku do të konkurojnë 8 filmat më të përzgjedhur të kohëve të fundit. Fotot jane bërë nga Saimir Kumbaro.