Prania e gazrave serë, 2013 shënon rekord pas 30 vjetësh
Prania e gazrave serë në atmosferë ka shënuar një rekord në vitin 2013, pasi niveli i dioksidit të karbonit u rrit në normën më të shpejtë që nga viti 1984.Lajmi është bërë publik sot nga Organizata Botërore Meteorologjike . Shifrat e shtimit të dioksidit të karbonit në atmosferë janë alarmante në vitin 2013 dhe 2012. Gazi i dytë më i rëndësishëm që shkakton efektin serë, metani, ka vazhduar të rritet gjithashtu me një normë të ngjashme në pesë viteve të fundit, duke arritur në një mesatare globale prej 1.824 pjesë për miliard.Pra, vit pas viti po thyen rekorde, por këtë vit ajo që bëhet më shqetësuse është se prania e gazrave sferë po rritet me një shpejtësi dukshëm më të madhe se vitet e tjera. Dhe në fakt, kjo është shpejtësia më e lartë në 30 vjet.Menjëherë pas dekalratës së lëshuar nga Organizata Botërore e Meteorologjisë, sekretari I përgjithshëm i organizatës deklaron se rreziku qëndron se shejtësia e shtimit të tyre mund të rritet ende më shumë.Organizata thotë se tashme përballemi me sfida të mëdha dhe duhet një reagim i menjëhershëm për një traktat global klimaterik.Organizata botërore regjistron sasinë e gazrave ngrohës që mbeten në atmosferë pas ndërveprimeve komplekse që kryen mes ajrit, tokës dhe oqeaneve. Thuajse gjysma e emetimeve thithen nga detet, pemët dhe gjallesat.