Erdogan “shpërngulet” në Korçë, skulptura vendoset në Parkun Rinia
Korçë-Është mbyllur edicioni i 5-të i simpoziumit të skulpturave të parkut të Korçës, një simpozium unik në Shqipëri që ka filluar në këtë qytet dhe ende vijon të zhvillohet vetëm aty.Skulpturat punohen nga artistë vendas edhe të huaj të cilët perçojnë nëpërmjet tyre, jetën traditën dhe kulturën e vendeve nga vijnë.Alja Turan vajza nga Turqia, me skulpturen e saj personifikoi Presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan."Ne këtë edicion të pestë të skulpturës në Korçë ,vendosa të vij me diçka ndryshe dhe realiste.Unë kam ndërtuar këtë lodrën e cila personifikon në përgjithësi politikanët tanë pra që drejtojnë botën.Lodra ka një veti që bie por ringrihet sërish dhe ata nuk pësojnë asgjë,edhe pse vjedhin paratë e popullit mbështesin luftrat apo edhe shumë gjëra të tjera, ata janë sërish aty duke na drjetuar neve.Kjo skulpturë në fakt personifikon edhe presidentin e vendit tim Erdoganin dhe jo pa arsye i kam vënë edhe mbishkrimin mister 12 ,pasi ka qëndruar 12 vjet si kryeministër dhe tani është edhe president."Për Genti Tavanxhiun, njëkohësisht një nga organizatorët, lidhja e tij me Korçën është e ngushtë dhe e simbolizuar me skulpturën e një unaze që simbolizon fejesën e tij me Korcën.Per kryebashkiakun Filo, këto skulptura do t'ia shtojnë më tej vlerat artistike parkut rinia por edhe qytetit.Këtë vit, 4 artistët e rinj që gdhendën blloqet e gurit, i realizuan veprat e tyre ne një hark kohor brenda 10 diteve.
(Në foto: Skulptura e Presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan)