Kosovë, Blloku-VV arrijnë marrëveshje PDK zgjedh Bajramin kryeparlamentar
Kosovë - Është arritur marrëveshja mes bllokut LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizjes Vetëvendosje dhe nënshkrimi i saj pritet të bëhet në ditët në vazhdim.Këtë e ka konfirmuar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ku thotë se kanë edhe përkrahjen e Listës Srpska.Këto deklarata i bëri menjëherë pas takimit me përfaqësues të Listës. Haradinaj tha se është situatë e njëjtë si në seancën e kaluar, ku sipas tij, do të shkojnë së bashku për të përkrahur kandidatin e propozuar nga blloku.Ndërkohë, kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka vendosur që kandidat i PDK-së dhe koalicionit të saj për Kryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës të jetë Arsim Bajrami, si kandidaturë e vetme. Kështu njoftojnë ata përmes një komunikate për media.Ata kanë dërguar edhe një biografi të tij ku thuhet se Bajrami u lind me 19 mars 1960 në fshatin Medvec të Lipjanit. Bajrami është Profesor i të Drejtës Kushtetuese në Fakultetin e Drejtësisë.Marrë nga Kosova Press