Imazhet e ‘Super Hënës’, e fundit për këtë vit

Kjo është hera e tretë që ‘Super Hëna’ ka ndriçuar qiellin e errët këtë vit pas datave 12 Korrik dhe 10 Gusht. Edhe këtë herë fotografët profesionistë kanë nxituar të kapin imazhet e fundit dhe të mrekullueshme të ‘Super Hënës’ duke qënë se është dhe hera e fundit që ajo ndiçon kaq shumë, për shkak të pozicionit të saj më pranë tokës.  Në Nëntor të 2016-s ‘Super Hëna’ do të ndriçojë sërish më të njëjtin intensitet.