Francë, defiçiti buxhetor arrin në 84.1 miliarë euro
Francë - Defiçiti buxhetor në Francë, gjate muajit korrik, ka arritur në nivele tejet të larta prej 84.1 miliardë eurosh, duke rritur frikën mbi situatën në ekonominë e dytë më të fuqishme të Eurozonës.Të dhënat e publikuara së fundmi nga Ministria franceze e Financave kanë konstatuar se krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë, defiçiti buxhetor është rritur me plot 3.3 miliardë euro.Sipas ekspertëve të çështjeve ekonomike në Qeverinë franceze, kjo rritje e defiçitit buxhetor i faturohet kryesisht programeve të reja të investimeve. Në krahun tjetër, të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se të ardhurat nga taksat kanë pësuar rënie si pasojë e skemës së re të tatimeve që synon t’i jape një shtysë të fuqishme punësimit dhe konkurrueshmërisë.Qeveria në Francë ka marrë dy vite shtesë për të ulur defiçitin publik poshtë nivelit prej 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, edhe pse një pjesë e konsiderueshme e analistëve besojnë se vendi nuk do të jetë në gjendje t’i realizojë këto objektiva.Si rezultat i të dhënave zhgënjyese të publikuara së fundmi nga Instituti i Statistikave në Paris, INSEE, qeveria socialiste e Presidentit Francois Hollande, ka rishikuar parashikimet për rritjen ekonomike në vitin 2014 dhe 2015. Për këtë vit, sipas kreut të shtetit, rritja ekonomike nuk do ta kalojë pragun e 0.5%, nga 1% që ishte parashikuar më herët.Presidenti francez Francois Hollande ka deklaruar se do të ndërrmarë hapa të rëndësishëm, të cilët do të ndihmojnë në rritjen e të ardhurave. Deklaratat e Presidentit francez vijnë në një moment mjaft të vështirë për ekonominë e vendit dhe synojnë të rrisin besimin e votuesve në një kohë kur papunësia ka arritur në nivele të larta rekord dhe ekonomia përballet me stanjacion.Sipas Kryeministrit të ekonomisë së dytë më të fuqishme të Eurozonës, qëllimi i tij është të modernizojë ekonominë, duke nxitur konkurrueshmërinë dhe duke ndihmuar investimet, të cilat do të çojnë në rritjen e numrit të vendeve të punës.ar.sh/Oranews.tv