Ekspertët: Guvernatori i huaj s'e zgjidh problemin, stabiliteti i BSH, i sigurt
Tiranë- Një guvernator i huaj nuk është zgjidhja për situatën e krijuar në Bankën e Shqipërisë pas skandalit të vjedhjes. Ekspertët argumentojnë se jo gjithmonë një i huaj është i përshtatshëm për të drejtuar institucionet shqiptare.Ish-Ministri i Finacave, Arben Malaj, sqaron se ka shumë shqiptarë të aftë për të drejtuar një institucion kaq të rëndësishëm.Eksperti, Zef Preçi, nga ana tjetër argumenton se në shumë raste drejtuesit e huaj në institucionet shqiptare nuk kanë funksionuar.Ndërkohë në lidhje me dorëheqjen e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës dhe funksionimin e Bankës së Shqipërisë, Malaj apelon për zëvendësimin e tyre sa më parë, por thekson se stabiliteti është i sigurt.Po ashtu Preçi argumenton se nuk ka vend për panik dhe se Kuvendi ka 30 ditë kohë për të gjetur zëvendësuesit.