Lavrov: Armëpushuimi po zbatohet, duhet të flasim për statusin e qyteteve në lindje
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, deklaroi sot se armëpushimi në lindje të Ukrainës ka qenë i monitoruar në përgjithësi dhe se Moska shpreson që bisedimet mbi statusin e rajoneve të Donetskut dhe Luhanskut do të fillojnë së shpejti.Gjatë një konferencë për shtyp me homologun e tij Malian Abdoulaye Diop, Lavrov gjithashtu tha se Moska është e shqetësuar me qëndrimin e Forcave të Armatosura të Ukrainës në pjesë të caktuara të lindjes, të cilat sipas tij mund të përshkallëzojnë konfliktin."Armëpushimi po respekktohet në përgjithësi në pjesën më të madhe të zonave, por ju keni të drejtë që ka pasur disa inicdente dhe palët fajësojnë njëra-tjetrën për shkeljen e armëpushimit. Por marrëvëshja është firmosur edhe nga ne, edhe nga rebelët, ndaj edhe ata janë të shqetësuar mbi vendosjen dje të forcave dhe artilerisë së rënë ukrainase në disa rajone në lindje”.Sa i përket statusit të rajoneve si Donjësk dhe Luhans, lavrov shpreson nisjen e bisedimeve sa më shpejt të jetë e mundur."Statusi i juglindjes se Ukrainës është parë paraprakisht në marrëveshjen e Minskit dhe unë shpresoj që bisedimet për këtë pikë të nisin sa më shpejt. Formati është i qartë, ishin udhëheqësit e republikave të vetëshpallura të pavaruara dhe liderët ukrainas që kanë nënshkruar protokollin e 5 shtatorit në kryeqytetin e Bjellorusisë”.Armëpushimi, i cili hyri në fuqi të premten në mbrëmje, është pjesë e një plani paqeje për t'i dhënë fund konfliktit pesë mujor, si pasojë e të cilit 3 mijë persona kanë humbur jetën.