Kërcënimi i xhihadistes britanike: Dua kokën e kryeministrit Cameron
Dua kokën e Cameron. Është ky kërcënimi i një xhihadisteje britanike për Kryeministrin britanik, pasi sipas saj ky i fundit po harton politika kundër myslimanëve.18-vjeçarja britanike, e cila mendohet se jeton në një fortesë të shtetit islamik në Raka, në verilindje të Sirisë, ka dënuar gjithashtu planet e Kryeministrit për të parandaluar xhihadistët britanikë të rihyjnë në vend.Ajo tha se nuk i intereson aspak nëse i heqin kombësinë britanike, duke e quajtur idenë thjesht qesharake.Ngjarja vjen në kohën kur Britania e Madhe po alarmohet nga numri në rritje i të rinjve dhe të rejave të cilët shkojnë të luftojnë për xhihad në Siri, duke braktisur edhe familjet e tyre.Gjithashtu vajza ka postuar disa foto në rrejtin social twitter, ku shfaqet e veshur me nikab dhe mbi supe ka një armë gjahu.Javët e fundit ajo ka bërë thirrje gjithashtu që flamuri i shtetit silamik të ngrihet në Downing Street dhe ka ftuar të gjithë të rinjtë britanikë të luftojnë në Siri, duke u shprehur:“Unë vertëtë mund të jem vetëm 18 vjeç, por unë e di që ardhja në Siri është vendimi i duhur. Qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar zvogëlon islamin”, thotë ajo.Por përpos thirrjeve për xhihad, ka edhe nga ata që pasi kanë shkuar në Siri, janë zhgënjyer dhe duan të kthehen. Sipas mediave britanike, deri tani 30 xhihadistët britanikë të penduar kërkojnë të kthehen në atdhe.