Formula 1, Ros Braun nuk do të largohet nga Mercedes

Ros Braun i ka dhënë fund sot të gjitha spekulimeve, duke deklaruar se nuk ka ndër mend të largohet nga skuadra e Mercedes në Formula 1, pas zërave që ishin hapur për një shkarkim të tijin dhe kalimin te MekLaren apo Ferrari.Zërat por ndryshimin në kreun e skuadrës filluan pasi partneri i Mercedes, Daimler, vendosi të riorganizonte aktivitetet që zhvillon në Formula 1. Toto Ulf, ish-drejtor te skuadra Uilliams, pritet që të marrë një rol drejtuesi brenda skuadrës Mercedes, pasi ka bërë të qartë se do të blejë një kuotë të lartë të aksioneve të saj. Përveç kësaj, edhe ish-piloti Niki Lauda, pritet të marrë një detyrë në këtë skuadër.Por në ditën e parë të punës së Luis Hemilton në fabrikën e kësaj skuadre, Ros Braun i ka dhënë fund të gjitha spekulimeve duke bërë të qartë se ai vazhdonte të ishte numri 1."Toto do të vijë këtu por do të merret me një pjesë tjetër të këtij biznesi të cilën mua sinqerisht që nuk më pëlqen të përfshihem. Nuk dua të përfshihem në aktivitetetkomerciale dhe me mbështetjen që ne duhet t'i japim çdo ditë Daimlerit. Toto do të bëjë shumë gjëra plotësueses të punës time, përsa i përket drejtimit të skuadrës. Por gjithmonë duhet të kesh një pikë reference. Të gjithë e dinë se mënyra e vetme për të drejtuar një skuadër garash me makina është të kesh një pikë reference dhe unë jam ajo pikë reference", ishte mesazhi i qartë i Ros Braun.