Google Glass do mund të lexojnë emocionet (VIDEO)

Google Glass do të jenë në gjendje për të lexuar emocionet. Falë një aplikacioni të Fraunhofer Institute, syzet hi-tech të Mountain View do të analizojnë, përmes kamerës, shprehjet e fytyrës të personit që do keni përballë, duke sinjalizuar përdoruesin nëse partneri juaj është i lumtur, i zemëruar, i trishtuar apo i befasuar.Aplikacioni i zhvilluar në institutin gjerman, i quajtur Hore Human Emotion, do të tregojë gjininë dhe të llogarisë edhe moshën e personit që inkuadrohet nga syzet.Aplikacioni është në gjëndje të japë informacion në lidhje me njerëzit që inkuadrohen tek syzet, duke zbuluar emocionet e secilit.Për tu qetësuar rreth privatësisë, institute siguron se ajo nuk është projektuar për njohjen e fytyrës, domethënë nuk i japin emër apo mbiemër fytyrës./o.b/oranews.tv/