Samsung zbulon se smartwatch mund të telefonojë
Samsung nuk ka pritur për reflektorët e IFA të Berlinit për të demostruar një vrojtim të Gear S, smartwatchin e ri me kartë Sim që e bën atë të pavarur nga smartfoni, madje dhe për të telefonuar.Pajisja ka një ekran dy inch të lakuar, një sistem operativ Tizen(sistemi i cili është krijuar në shtëpi nga kompania koreane) dhe një bateri që garanton, sipas kompanisë, dy ditë kohëzgjatje.Pajisja do të dali në shitje në tetor. Në të njëjtën kohë kur Samsung ka zbuluar dhe kufjet Bluetooth Gear Cicle që kanë në veçanti një mbyllje magnetike dhe siguron që kufja të qëndrojë rreth qafës, si të ishte një lloj gjerdani.Në smartwatchin e ri(që ka një processor 1 Ghz, ekran Super Amoled, memorje të brendshme 4 GB dhe memorjen RAM 512 MB) nuk do të mungojnë matja e pulsit të zemrës, xhiroskopi, akselerometri, busulla, barometri dhe sensori UV. Ora e zgjuar do të ketë gjithashtu një portë mikro-USB 2, lidhje Wi-fi, 3G dhe Bluetooth./o.b/oranews.tv/