Mikrosoft, Windows 9 mbërrin në 30 shtator
Pritet të lançohet më 30 shtator Windows 9, versioni më i ri i softwaret të Mikrosoft. Këtë gjë e shkruan blogu i specializuar The Verge.Versioni i ri i sistemit operativ për kompjutera, që pritet të quhet “Threshold”, do të “ringjalli” tërë menunë start dhe do të përfshijë gjithashtu integrimin e Cortana, një asistent vokal zëri i cili u përdor në prill nga Mikrosoft në smartfonët për të konkuruar me sistemin Siri të Apple.Windows 9 mund të jetë fillimi i një platforme globale në të cilën pritet të konvertohet dhe në Windows Phone (sistemin operativ për telefona) dhe Windows RT (për tableta).Versioni i mëparshëm i sistemit operativ për kompjutera, Windows 8, e cila shënoi një ndryshim radikal në softwarin popullor, u lançua në fund të tetorit të vitit 2012./o.b/oranews.tv/Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter