Tableti i cili skanon dhe digjitalizon shënimet tuaja në kohë reale

Të vizatosh apo të mbash shënime me një stilolaps digjital për tablet ose kompjuter nuk ka të njëjtën ndjesi si të përdorësh një letër dhe laps. Shpesh herë, ju duhet të skanoni diçka që e keni vizatuar apo shkruar me dorë. Tableti Moleskine Livescribe ju lejon që t’i bëni të dyja këto gjëra në të njëjtën kohë.Tableti vjen bashkë me stilolapsin inteligjent Livescribe, i krijuar nga kompania që mban të njëjtin emër. Ai mund të funksionojë me çdo lloj stilolapsi inteligjent Livescribe, duke përfshirë këtu edhe modelin e fundit Livescribe 3.tablet2Tableti Moleskine Livescribe përdor një letër normale me disa vija speciale, që lejon stilolapsin inteligjent Livescribe të regjistrojë vendin e asaj që është shkruar apo vizatuar. Stilolapsi lidhet me një aplikacion përkatës iOS nëpërmjet Bluetooth-it dhe kopjon në kohë reale çdo gjë që është shkruar ose vizatuar.tablet3Teknologjia e njohjes së shkrimit bën të mundur për përdoruesit që të konvertojnë atë që ata kanë shkruar në një tekst të redaktueshëm ku mund të fshihen pjesët e panevojshme. Përdoruesi mund t’u bashkëngjisë këtyre shënimeve edhe regjistrime me audio.tablet4Tableti përmban disa ikona në fillim të faqes dhe ikona për të shtuar faqe të reja. Ikonat në fillim të faqes mund të përdoren për të nisur dhe ndaluar regjistrimin me audio, si dhe për të etiketuar, shënuar një punim në një faqe të caktuar.Marrë nga: Krokodili.al