Ice Bucket, Samsung sfidon Apple dhe Nokia (VIDEO)

Edhe Samsung i kompanisë koreane merr pjesë në sfidën e Ice Bucket Challenge, dushi me ujë të ftohtë që kontribon në kërkimet kundër sëmundjes ALS, një nismë që deri më tani ka përfshirë miliona njerëz, duke përfshirë dhe njerëz të famshëm VIP.Por këtë herë uji me akull nuk bie mbi një person por mbi një smartfonë, në Galaxy S5, i cili sfidoi iPhone 5s HTC One(M8) dhe Nokia Lumia 930.Pjesmarrja në Ice Bucket Challenge është dokmentuar në një video e cila u postua në Youtube. Në video ju mund të shihni telefonin e Koresë së Jugut teksa mbi të bie uji me akull, ku ai nuk pëson ndonjë dëm të dukshëm dhe më pas dëgjohet zëri i tij robotik që thotë: “Gosh, është e ftohtë” dhe pas kësaj ai nominon tre pajisjet konkurruese duke i ftuar që ti nënshtrohen këtij testi./o.b/oranews.tv/Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter