Shazam tejkalon 100 milion përdoruesa aktiv
Shazam tejkalon 100 milion përdoruesa aktiv në muaj dhe më shumë se gjysëm milioni shkarkime. Është shërbimi më popullor në njohjen e muzikës nëpërmjet mikrofonit të celularit.Shazam hyn kështu në rradhët e kompanive të internetit me baza të mëdha të përdoruesve ku bëjnë pjesë Facebook(me 1.3 miliard), Twitter(271 milion përdorues aktiv në muaj) dhe WhatsApp(500 milionë).Aplikacioni, i lançuar në vitin 2002, ishte një nga pionerët e shërbimeve dixhitale të muzikës së bashku me iTunes. Sipas një thashethemi i botuar në maj nga Wall Street Journal, pavarësisht nga kriza disa kompani si Sony Music, Warner Music dhe Universal Music janë duke investuar në Shazam.Secila kompani do që të blej aksione, nga një investitor i vetëm, për 3 milion dollarë. Aplikacioni gjithashtu kishte marrë në të kaluarën dhe 40 milion dollarë nga manjati meksikan Carlos Slim./o.b/oranews.tv/Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter