Samsung si Apple, shkarkon hartat e Google

Samsung merr distancat nga Google, ose të paktën hartat e saj. Gjigandi Korean nënshkroi një kontratë me Nokia për të pasur ekskluzivisht Here për Android, aplikacioni i hartave e cila është ende në duart e kompanisë filandeze pas shitjes së celularit tek Mikrosoft.Here, thuhet në sajtin zyrtar të aplikacionit, do të jetë i disponueshëm ekskluzivisht për smartfonat Galaxy të Samsung.Hartat e Nokia ishin shfaqur në Gear S, smartwatchin Korean me sistemin operativ Tisen, i krijuar nga vetë Samsung.Tizen, së bashku me marrveshjen me Nokia, do të tregojë gatishmërinë e Samsung që të bëhet autonom i ekosistemit të Google, që do të thotë se sistemi operativ Andorid dhe aplikacionet e saj do të përfitojnë nga përdoruesit e pajisjeve koreane.Diçka krejt ndryshe po ndodh në shtëpinë e Apple, që me një sistem operativ të vetin, shërbime të tilla si iTunes apo iCloud dhe me vetë aplikacionin për harta arrin të krijojë një marrëdhënie të ngushtë me përdoruesit e iPhone dhe iPad./o.b/oranews.tv/