IPhone 5, gati zëvendësimi falas i baterive difektoze
Apple ka nisur një program për zëvendësimin falas të baterive difektoze në disa iPhone 5. Programi, tashmë aktiv në Shtetet e Bashkuara dhe Kinë, do të shtrihet edhe në vende të tjera më 29 Gusht.“Apple ka vënë re se një përqindje e vogël e iPhone 5 mund të kenë një bateri të reduktuar ose duhet të karikohet më shpesh”, shkruan kompania në sajtin e saj duke shpjeguar se pajisjet e prekura janë shitur në mes të lançimit, në shtator të 2012 dhe janar të 2013.Për të parë nëse një iPhone 5 është një nga ata modele që janë të pajisur me një bateri të dëmtuar, ju thjesht duhet të shkruani numrin e serisë të smartfonit tuaj në fushën e duhur në faqen e Cupertino.Në rast të një rezultat pozitiv, kompania do t’i ofrojë falas zëvendësim ose rimbursim përdoruesit të cilët kanë marrë tashmë hapa për të ndryshuar baterinë. Nëse iPhone 5 është dëmtuar, për shembull, ka një ekran të thyer që pengon zëvendësimin e baterisë, dëmi, raporton Apple, duhet të riparohet dhe të kompesohet në pagesë për përdoruesit./o.b/oranews.tv/Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter