Shkencëtarët amerikanë krijojnë uniformë që ndryshon pamje

Shkencëtarët në SHBA e kanë studiuar aftësinë e oktapodëve dhe kallamarit që të krijojnë material fleksibil kamufllues që e ndryshon pamjen.Materiali përbehet nga një rrjet i qelizave të vogla me ngjyrë që i ndërron temperatura për të ndryshuar pamje në mënyrë spontante varësisht nga ambienti rrethues.Pamja ndryshon pa pasur nevojë që këtë t’a bëjë përdoruesi apo matjet e jashtme.Deri më tani, materiali megjithatë reagon vetëm në bardhë dhe zi.Mirëpo, shkencëtarët thonë se puna e tyre është një hap drejt krijimit të një materiali të ngjashëm me kameleonët që gjithashtu e ndryshojnë ngjyrën e lëkurës së tyre.John Rogers, profesor në Universitetin e Illinios, i cili është edhe shefi i projektit në fjalë, thotë se parimet e dizenjimit mund të aplikohen për qëllime komerciale dhe ushtarake.