Kina kërkon të ketë sistemin e saj operativ
Lajmi ishte bërë i ditur më parë në fund të janarit dhe tani duket se do të bëhet realitet shumë shpejt. Kina duket e gatshme për të nisur në tetor sistemin e saj operativ, fillimisht për kompjutera personal dhe më pas për smartfona, për tu liruar nga rivalët si Microsoft, Google dhe Apple. Këtë gjë e raporton agjensia e lajmeve Xinhua.Sistemi operativ mund të ketë një aplikacion të menjëhershm në kompjuter përpara se të përhapet në smartfonat dhe pajisjet e tjera mobile, tha Xinhua duke cituar Ni Guangnan, një studiues i cili drejton një grup zhvilluesish të sistemit operativ.“Shpresojmë që të lançojmë një sistem operativ kinez për kompjutera brenda muajit tetor që të ketë dhe një store aplikacionesh”, shpjegoi hulumtuesi i cili shpreson që software të jetë në gjëndje të zëvendësojë sistemet operative të kompjuterave brenda një ose dy vjetësh dhe sistemet operative për pajisjet mobile brenda tre ose pesë viteve.“Krijimi i një ambient që na lejon të përballemi me Google, Apple dhe Microsoft është çelësi i suksesit”, shtoi më pas Ni Guangnan./o.b/oranews.tv/Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter