Mikrosoft heq 1500 aplikacione mashtruese
Mikrosoft ka larguar nga dyqanet e Windows Store rreth 1500 aplikacione “mashtruese”, ku bëjnë pjesë aplikacione të rrema, shpesh mashtruese, me ikona dhe përshkrime të rrema apo emra që janë shumë të ngjashme me logot e markave të famshme.Aplikacionet si “iTunes One” ose “iTunes Play App”, janë shitur dhe me 9 dollarë por që nuk kanë të bëjnë fare me iTunes të Apple. Për të luftuar këtë problem, kompania e Redmond shpjegoi se kishte bërë kërkesa më të rrepta të çertifikimit të aplikacioneve dhe ka siguruar se do të kompensojë përdoruesit që janë mashtruar.“Çdo dyqan aplikacionesh gjen vetë ekulibrin midis cilësisë së aplikacionit dhe zgjedhjes, e cila nga ana tjetër i hap portën personave të cilët tentojnë të mashtrojnë sistemin me tituj apo përshkrime mashtruese”, shkruajti Mikrosoft në blogun e tij, duke shpjeguar se kërkesat e reja të çertifikuara përmbajnë emra të qartë, ikona të diferencuara dhe aplikacione të futura në kategori preçize.Aplikacionet “mashtruese” janë një problem që prek gjith dyqanet online për smartfonat dhe tabletat, nga Apple e deri te Android i Google, dhe se është duke u shtuar në mënyrë masive dhe në platformën e re të Mikrosoft./o.b/oranews.tv/