Gjermani, internet i shpejtë për të gjithë në hyrje të 2018
Qeveria Federale Gjermane ka për qëllim që të ofrojë mundësinë e një lidhjeje të shpejtë në internet për çdo qytetar në hyrje të vitit 2018. Është projekti qëndror i kompanisë dixhitale e miratuar në Berlin nga kabineti i kancelares Angela Merkel.Brenda katër viteve të ardhshme çdo shtëpi do të jetë në gjendje të aksesojë në internet me një shpejtësi të paktën prej 50 megabits për sekondë, e cila aktualisht është tashmë e garantuar në 60% të përdoruesve.Sipas ministrit të transportit Alexander Dobrindt, përpjekjet do të fokusohen fillimisht në rajonet më të pafavorizuara. Për të zvogëluar shpenzimet, zonat e banuara më pak të dendura do të lidhen nëpërmjet radio frekuencave dhe jo me kabllo.Kritikat kanë qenë të shumta në sektorin e kompanisë sipas të cilave ky projekt i paraqitur sot përmban shumë propozime që janë shumë të paqarta dhe ndryshe në lidhje me programin e koalicionit të gjerë./o.b/oranews.tv/Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter