Google sfidon Amazon, teston avionët e telekomanduar për dërgesat

Google ka sfiduar Amazon në betejën për avionët e telekomanduar. Google njoftoi se kishte eksperimentuar një shërbim për dërgesat me anë të avionëve të telekomanduar.Dy vite kërkimesh mbi atë që Mountain View e quajti “Project Wing”, u kurorëzua me tridhjetë fluturime të bëra në gusht për të ofruar karamele, ujë, medikamente dhe ushqim për qentë për dy fermerët në Queensland, në Australi.“Avionët e telekomanduar mund të hapin një perspektivë të re në tregun për dërgesat”, tha kompania kaliforniane në blogun e saj./o.b/oranews.tv/