Rritet Snapchat, arrin 100 milion përdoruesa aktiv

Rritet vlera e Snapchat, po ashtu dhe baza e saj e përdoruesve, që sipas thashethemeve të raportuara nga Wall Street Journal, chati ka regjistruar 100 milion përdoruesa aktiv mujor duke hyrë në elitën e aplikacioneve si Shazam që kanë një komunitet të ngjashëm me atë të një rrjeti social.Aplikacioni ka aktualisht një vlerë rreth 10 miliard dollarësh ndërsa vitin e kaluar ai vlerësohej rreth 2 miliardë dollarë. Sipas sondazheve, shumica e përdoruesve, përdorin shërbimin e chatit direkt çdo ditë.Snapchat u krijua tre vjet më parë nga Evan Spiegel dhe Bobby Murphy. Fillimisht ajo kishte si qëllim të shkëmbente në pajisjet mobile foto që fshiheshin vetë, por më pas erdhi në formën e chatit.Për këtë arsye, ajo është bërë shumë e popullarizuar në mesin e të rinjve. Pothuajse një vit më parë, Facebook është përpjekur për ta blerë atë për shumën e 3 miliard dollarëve por që mori një përgjigje negative nga themeluesit./o.b/oranews.tv/