Twitter, mbërrijnë video reklamat
Në twitter mbërrijnë video reklamat. Sajti i mikroblogut ka shpjeguar se po teston reklamat tek videot që ju lejon të shikoni video brenda aplikacionit.Ky lloj opsioni mendohet të gjenerojë një përfshirje më të madhe të përdoruesve dhe një numër më të lartë të shikimeve.Ndryshe nga Facebook, e cila lançoi spotin e videove në fund të vitit 2013, në Twitter filmat nuk do të fillojnë automatikisht, por vetëm nëse përdoruesi klikon. Mikroblogu paguhet për çdo klik të marrë.Mundësia e re është në dispozicion për reklamuesit në versionin beta të “Promoted Video”, e cila premton ngarkimin e lehtë të filmave.Reklamimi është akuzuar për “Cost per view”, që domethënë paguhet vetëm kur një përdorues klikon në video dhe më pas fillon ta shikojë atë./o.b/oranews.tv/