Samsung, Galaxy Note 4 mbërrin më 3 shtator

Do të zbulohet më 3 shtator në Berlin, në eventin “Unpacked 2014”, Samsung Galaxy Note 4, phableti i ri i Samsung i cili po zbulon karakteristika të reja në tre videot e publikuara online.Gjatë eventit të organizuar, sipas faqes së internetit SamMobile, Samsung mund të prezantojë edhe smartwatchin e parë në formë të rrumbullakët.Galaxy Note 4, në të cilin kompania thekson funksionalitetin e majës shkruarëse që ju lejon juve të anashkaloni përdorimin e tastierës, duhet të ketë një ekran me madhësi 5.7 inch.Sipas thashethemeve që qarkullojnë javët e fundit, ai do të ketë një memorie 4GB të Ram, një memorie të brendshme 16, 32 ose 64 GB, një kamera 16 megapiksel me stabilizator imazhi optik dhe një processor me katër bërthama Snapdragon ose një Exynos me 8 bërthama./o.b/oranews.tv/