Lushnje, fluks regjistrimesh në shkollën profesionale

Lushnje - Një bum të rinjsh që duan të ndjekin studimet në shkollën profesionale të Lushnjes, janë vërejtuar në ditët e para të hapjes së regjistrimeve, ku vetëm për 3 ditët e para figurojnë 700 emra.Megjithatë për këtë vit shkollor, kuotat janë rritur, ndërkohë që shkolla profesionale e Lushnjes ndër 42 simotrat e saj, ofron dhe kushte akomodimi për rreth 20 nxënës.Shkolla profesionale e Lushnjes, ndër degët që mund të ndjekësh janë Ekonomik i mesëm, lëndët bujqësore, hidraulik, mekanik, etj.