Delvinë, përplasen 2 automjete, 5 të plagosur

Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën duke shkaktuar 5 të plagosur. Aksidenti ndodhi mesditën e sotme në Delvinë.Nga të plagosurit dy janë më rëndë por jashtë rrezikut për jetën dhe 3 të tjerë më lehtë.Në mjetin tip "Volvo"me targë AA 871 JO udhëtonin 5 shtetas, banorë të Kukësit dhe Elbasanit dhe po shkonin nga Saranda ne Elbasan, ndërsa në Volkswagen me targa ZMH 1103 udhëtonin  4 persona dhe vinte nga fshati Kranë për në Sarandë.Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Sarandës.  Nuk dihet identiteti i të plagosurve ndërsa po punohet për shkaqet e aksidentit.aksidenti ne delvine(Në foto: Dy automjetet e aksidentuara)