Lezhë, kopshtet në rikonstruksion, 250 fëmijë akomodohen në konviktin e shkollës

Lezhë - Sistemimi i femijëve në kopshte do të jetë i vështirë këtë vit në qytetin e Lezhës. Nevoja për rikonstruksionin e godinës së kopshtit, ka çuar 250 femijët nga 3-6 vjeç, në konviktin e shkollës profesionale “Kolin Gjoka”.Drejtori i arsimit në bashkine e Lezhës, Bardh Dedëgjonaj, vlerësoi se po punohet për krijimin e kushteve të përshtatshme për femijët që do të ndjekin këtë vit kopshtin.Ndonëse përshtatja e konviktit në kopësht nuk do të jetë aspak e lehtë, Dedëgjonaj ka garantuar prindërit se kushtet dhe oraret do të jenë optimale.Lajmi i rikonstruksionit të kopshtit “Besëlidhja” u njoftua që në janar të këtij viti, por ndërhyrja ende nuk ka nisur.