Noka: Shefi i Komisariatit në Malësinë e Madhe ka marrë pjesë në pushkatim

Partia Demokratike sot ka denoncuar një emërim në radhët e Policisë së Shtetit në Malësinë e Madhe.Në një deklaratë për mediat, nga selia blu, ish-Ministri i Brendshëm Flamur Noka shprehet se në shef komisariati në Malësinë e Madhë është një person i cili ka shërbyer në kohën e komunizmit."Rifat Çoku është emëruar shef Komisariatit në Malësinë e Madhe ndërsa qeveria është përpjekur ta kalojë në heshtje këtë emërim . Ky ka shërbyer si komisar në zonën kufitare të Malësië së Madhe gjatë komuzimit dhe në 2 tetor 1986 ka qenë pjesëmarrës në pushkatimin e të riut Sokol Veshti", tha NokaSipas Nokës ky emërim tregon mësë miri se inkriminmin e policisë së shtetit po e bën dyshja Rama-MetaJa deklarata e plotë e NokësRifat Çoku është emëruar shef Komisariati në Malësinë e Madhe ndërsa qeveria është përpjekur që këtë emërim ta kalojë në heshtje.Rifat Çoku ka shërbyer si Komisar në zonën kufitare gjatë kohës së diktaturës komuniste dhe në datën 2 tetor të vitit 1986, ai ka qënë pjesëmarrës në pushkatimin e të riut Sokol Veshti, të cilin e kishin ndaluar fillimisht në tentativën për të kaluar kufirin e më pas e ekzekutuan barbarisht.Në vitin 1996, Rifat Çoku u denua me burg per krimin e genocidit nga Gjykata e Shkodrës, por pas trazirave te vitit 1997 doli shpejt nga burgu.Sot, Rifat Çoku ka rilindur nga oligarkia në pushtet, e cila komisarin e terrorit dhe vrasjeve e ka emëruar Shef Komisariati në Malësinë e madhe.Ky emërim tregon më së miri inkriminimin e përditshëm të policisë dhe shtetit , teksa sigurinë publike të qytetarëve të Malësisë së Madhe do e ketë në dorë një xhelat i diktaturës me bekimin e Ramës dhe Metës.Ky akt shpjegon më së miri se dyshja Rama Meta qëndron pas vandalizimit të monumentit kundër dhunës së diktaturës komuniste në qendër të Tiranës, dhe prapa çdo akti tjetër që frymëzon e frymëzohet nga e kaluara e gjakatare e diktaturës komuniste në Shqipëri .Partia Demokratike e dënon ashpër këtë akt kriminal dhe e cilëson si një përdhosje ndaj mbarë shoqërisë shqiptare dhe vlerave të saj të arritura në këto 23 vite. Ne i bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të shoqërisë, ish të përndjekurve politikë, por edhe elitës intelektuale në vend, të reagojnë ndaj këtij akti monstruoz të dyshes Rama Meta.