Afera me TVSH-në, prokuroria kërkon 23 vjet burg për 2 ish-Tatimorët e Tiranës

Tirane- Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë kërkon dënimin me 12 vjet burgim për shtetasen Afërdita Hysa, (ne foto) ish-Drejtoreshë e Kontrollit në Drejtorinë e Tatimeve Tiranë, si edhe 11 vjet burgim për Mirjan Benejan.Beneja është administratori i disa shoqërive private fiktive, të cilët, në bashkëpunim me disa persona të tjerë, kanë ngritur një skemë mashtruese me rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), me një dëm rreth 6 milionë euro.Dy të pandehurit, Hysa dhe Beneja, akuzohen për "Vjedhje duke shpërdoruar detyrën", të kryer në bashkëpunim; "Fallsifikim të dokumentave" të kryer në bashkëpunim"; 'Pastrimit të produkteve të veprës penale…".Gjykimi ndaj këtyre dy të pandehurve është zhvilluar me procedurë të shkurtuar.Ndërkohë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë po zhvillohet gjykimi me procedurë normale edhe për 6 bashkëpunëtorët e tyre, 5 prej të cilëve ish-zyrtarë të Tatimeve Tiranë dhe njëri administrator kompanish private fiktive.

Të gjithë bashkë, këta persona akuzohen se kanë ngritur një skemë mashtrimi me rimbursimin e TVSH-së duke përfituar 515 milionë lekë të rinj.

Sipas Prokurorisë për realizimin e kësaj skeme janë përdorur 11 shoqëri tregtare, të cilat aktivizuar, shitur, kontrolluar dhe kanë përfituar rimbursimin duke kërkuar më pas ç’regjistrimin brenda një periudhe disa ditore.