Basha: Pastrimi i Tiranës në rrezik, projekti i BB po bllokohet nga Rama
Tiranë- Ndërsa ka përsëritur akuzat e përditshme për bllokim të buxhetit dhe të projekteve të Tiranës, kryebashkiaku, Lulzim Basha, ka fajësuar kryeministrin Edi Rama që me miratimin ka djegur edhe fondin për pastrimin e kryeqytetit.“Edi Rama ka urdhëruar ministrinë e Financave të bllokojë koncensionin për mbledhjen dhe përpunimin e mbetjeve urbane, edhe këtu qytetarët nuk paguajnë asnjë lek as qeveria shqiptare por përmes formulës të përgatitur nga Banka Botërore, bëhet e mundur mbledhja dhe trajtimi i plehrave me mjete moderne anembanë qytetit të Tiranës, çka do të thotë ambient më i pastër për qytetarët e Tiranës, pra leverdi për qytetarët e Tiranës, pra Edi Rama ka urdhëruar bllokimin edhe të këtij projekti të rëndësishëm.Ja kujtoj sot, dhe nuk do të lodhem t’ja kujtoj çdo ditë, sepse armiqësia që dëshmon nuk është ndaj Lulzim Bashës, nuk është ndaj kryetarit të Bashkisë, nuk është ndaj kryetarit të opozitës, nuk është ndaj Partisë Demokratike, sepse Tirana nuk është e Lulzim Bashës, nuk është e opozitës, nuk është vetëm e Partisë Demokratike, është e çdo qytetari por për të shprehur para qytetarëve të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë indinjatën time të thellë, dhe për të ndërgjegjësuar këdo se kemi të bëjmë, me kryeministrin më bllokues, në emër të interesave politike, të interesave të qytetarëve të Tiranës, ne kemi të bëjmë me mashtruesin më të madh në historinë pluraliste të Shqipërisë” -deklaroi Basha.Ky ishte një projekt i përbashkët mes Bankës Botërore dhe Bashkisë së Tiranës. Projekti kishte si qëllim dhënie me konçesion një firme që do të bënte menaxhimin dhe përpunimin e mbetjeve urbane.Gjithashtu projekti do të zhdukte kontinierët nga rruga, koshat e plehrave do të ishin të nëndheshëm, por që asnjëherë nuk u realizua sepse nuk mori "ok' nga Ministria e Financave.