Në prag të samitit të NATO-s, Bushati për Ora News: Nuk do rrisim buxhetin

“Shqipëria është një ndër vendet me kontribute dhe kredenciale të larta në NATO sepse është një vend i cili nga një konsumator i stabilitet në rajon është kthyer në një vend që projekton stabilitet demokratik.”Me këtë pozicion do të jetë e ulur Shqipëria, krah vendeve të tjera të Aleancës së Atlantikut të Veriut,   sipas Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, në samitin e NATO-s në 4-5 shtator.Jo vetëm kaq. Sipas kryediplomatit, “Ka kontribuar në mundësi dhe përtej mundësive që ka në disa prej operacioneve ndërkombëtare shumë të rëndësishme”, një kontribut që mesa duket po i rrit kreditet ndërkombëtare vendit tonë.Por në intervistën per Ora Neës, ministri i Jashtëm lë të kuptohet se Shqipëria nuk do të mund të kontribuojë për një nga prolemet që pritet të diskutohet në Uells , rritjen e buxhetit për mbrojtjen.“Buxheti është një prej kritereve indikative të kontributit të vendeve anëtare në aleancë, por duhet lexuar në përputhje me avantazhet krahësuese që ka secili prej vendeve në aleancë, sepse mund të shpenzosh për ushtrinë ndoshta 2, 3,4 apo 5% të Produktit të Brendshëm Bruto , por nuk është ndoshta një ushtri profesioniste. Ka vende që kontributin mund ta masin për shkak të një kontributi specifik në një operacion të caktuar. Në si Shqipëri sëbashku më një pjesë të mirë të aleatëve jemi për një qasje më realiste ndaj mënyrës si vendet kontribuojnë në aleancë, ku ritheksoj buxheti është një kriter indikativ në shumatoren e kritereve që janë vendosur për kontribuesit”, tha Bushati.Duke marrë në ndihmë rolin që Shqiperia ka marrë si një vend anëtar i aleancës që ndihmon në rritjen e stabilitetit në rajon, kryediplomati thotë se do te lobohet me këmbengulje për të arritur një marrëdhënie të strukturuar mes shtetit të Kosovës dhe Aleancës“Politika e dyerve të hapura NATO-s në rajonin tonë duhet shoqëruar me një qasje kreative të NATO-s ndaj shtetit të ri të Kosovës, një marrëdhënie institucionale dhe një marrëdhënie e cila duhet të parashohë bashkëpunimin politik por edhe në segmente të tjera që mbulon fusha e veprimit të aleancës, me qëllimin që në të ardhmen Kosova të jetë një vend anëtar i NATO-s.Veç Ministrit të Jashtëm, në samitin e Uells-it do të jetë i pranishëm edhe kryeminsitri i vendit Edi Rama dhe Ministrja e Mbrojtes Mimi Kodheli.