Korrupsioni i kushton vendeve të varfëra 1 trilion dollarë në vit

Korrupsioni në vendet e varfëra përveçëse kushton humbjen e miliona jetë njerzve, i kushton vendeve të varfëra por edhe atyre në luftë, gati 1 trilion dollarë në vit.Sipas të dhënave të publikuara nga Organizata "One" kundër varfërisë, me bazë në SHBA, progresi i bërë përgjatë dy dekadave të fundit në luftën kundër varfërisë ekstreme është vënë nën rrezik nga korrupsioni dhe krimi në këto vende.Aktivitetet e korrupsionit përfshijnë përdorimin e firmave fantazëm dhe huadhënia në shuma të konsiderueshme. Sipas këtij raporti, është pikërish korrupsioni ai që shkakton edhe vdekjen e 3.6 milionë personave në vit.Nëse ndërmerren aksione për të luftuar korrupsionin dhe nëse investohet në shëndetësi, atëherë sipas kësaj organizate, shumë vdekje mund të parandalohen në vende të varfëra. Organizata "One" e ka cilësuar këtë situatë si "Skandali 1 trilion dollarë"."Korrupsioni godet investimet private, redukton rritjen ekonomike, rrit kostot e të bërit biznes dhe mund të shkaktojë destabilitet politik" nënvijëzohet në raport.Por edhe në vendet në zhvillim, korrupsioni cilësohet si vrasës. Nëse qeveritë vijojnë të privohen nga të ardhurat për të investuar në shëndetësi, sigurinë e ushqimeve dhe infrastrukturë, kjo shkakton humbje të jetëve njerëzore, kryesisht fëmijëve.Ndaj në mbledhjen e G20 që do të mbahet në nëntor në Australi, do ti kërkohet qeverive të 20 vendeve më të industrializuara të botës të marrin masa për të parandaluar korrupsionin, duke nisur që nga informimi publik.