Vodhën bankën, nën hetim drejtori dhe 2 punonjës, ja shuma e vjedhur
Tiranë-Një bankë e nivelit të dytë është vjedhur në kryeqytet nga punonjësit e saj. Policia e Tiranës ndaloi asistenten operacionale të një dege dhe procedoi në gjendje të lirë drejtorin e bankës, ndërsa ka shpallur në kërkim personin që dyshohet se ka vjedhur paratë.Policia bën të ditur se shtetësja Brunilda Dura, 38 vjeç me detyrë Asistente/Shefe operacionale pranë kësaj banke dyshohet se përmes shpërdorimit të detyrës ka lejuar që shtetasi Besmir Laja të kryente vjedhjen.Besmir Laja, pasi ka vjedhur paratë është shpallur në kërkim nga policia.Ndërsa për drejtorin e kësaj dege banke, shtetasin F.Z 52 vjeç ka filluar proçedimi penal në gjendje të lirë.Nga hetimet e kryera, shtetasi Besmir Laja, punonjës i një banke të nivelit të dytë, arkëtar, dyshohet se ka vjedhur në këtë bankë, duke shpërdorur detyrën, shumat prej: 7.280.012 lekë, 32.900 euro dhe 18.080 dollarë amerikan nga arka e bankës, si dhe 510.000 lekë nga ATM.Materialet i kanë kaluar për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë.