Vrau shokun e vjetër se i ngacmonte gruan, arrest me burg për 29-vjeçarin

Lezhë-Gjykata e Lezhës ka vendosur masën arrest me burg për Azem Ukaj (në foto), i cili dyshohet se ka vrarë Roland Kaçorrin, si edhe ka plagosur bashkëshorten e këtij të fundit, O. Kaçorri ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në fshatin Lufaj të Mirditës.Ai u paraqit rreth orës 14:00 të ditës së mërkurë në ambientet e gjykatës për tu njohur me masën e sgurisë ndajë tij.Para togave të zeza ai ka pranuar autorësinë e krimit, duke deklaruar sërish se 30-vjeçarin Roland Kaçorri e ka vrarë pasi i kishte ngacmuar të shoqen. Sipas tij, objekt i atentatit ka qenë viktima dhe se gruan e tij e ka plagosur nga pakujdesia.Ai nuk ka shfaqur shenja pendese për krimin e kryer ndajë tij, ndërsa sërish ai ka deklaruar se 30-vjeçarin Kaçorri e kishte mik, por ai e kishte prerë në besë.Në bazë të provave të paraqitura nga organi i akuzës gjykatësja e çështjes Perashqevi Ademi e ka cilësuar si të vlefshëm arrestimin e tij, duke vendosur masën e arrestit burg pa afat. Në seancën gjyqësore nuk kanë marrë pjesë familjarë të autorit as të viktimës, ndërsa ai është mbrojtur nga avokati i tij.Nga ana tjetër familjarë të 30-vjeçarit, Roland Kaçorri, pretendojnë se autori e ka kryer krimin pasi ai i kishte kërkuar viktimës një sasi parash, por viktima nuk ja kishte dhënë.Sipas tyre ngjarja nuk ka lidhje me atë çfarë thotë autori dhe se fakti që ai i kishte ngacmuar gruan është mohuar nga familjarët, duke i bërë thirrje organeve të drejtësisë që të zbardhin ngjarjen.Prokuroria pritet që të mbledhë prova dhe dëshmi të tjera për të zbardhur të vërtetën e krimit.Pas caktimit të masës së arrestit me burg, 29-vjeçari Azem Uka është dërguar në burgun e Shën Kollit në Lezhë.Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e datës 1 shtator në fshatin Lufaj të Komunës Selitë në Mirditë teksa 29-vjeçari Azem Ukaj mori një armë zjarri automatik dhe qëlloi për vdekje Roland Kaçorrin dhe plagosi rëndë gruan e tijë O.Kaçorri.