Gazetari Steven Sotloff që u vra nga ISIS, i dashuruar me botën arabe
Steven Sotloff u vra për ironi të fatit nga militantët e Shtetit Islamik, për ironi të fatit, sepse 31 vjeçari ishte i dashuruar me botën arabe.Sotloff është nipi i dy të mbijetuarve nga Holokausti, që pavarësisht se e dinte rrezikun që i kanosej nëse raportonte nga Lindja e Mesme, sërish ndërtoi atje një karrierë.Miqtë e tij kanë rrëfyer se ai fliste me pasion për botën arabe dhe myslimane dhe ka shfaqur dashuri për të, madje kishte mësuar edhe gjuhën.Ndonëse prej vitesh kishte mbaruar studimet për gazetari, Sotloff nuk kishte arritur të diplomohej, pasi udhëtoi vite më parë drejt Lindjes së Mesme. Ai raportoi për vite me rradhë nga Bahrein, Egjipti, Libia, Turqia dhe Siria. 31-vjeçari amerikan shkroi nga Libia për vdekjen e Gadaffit, ndërsa kritikoi hapur sulmin në ambasadën e SHBA-ve në Bengazi.Sotloff u ekzekutua të martën nga "John xhihadisti", pjesë e ISIS, grupit të njohur ndryshe edhe si "The Beatles"."U ktheva Obama dhe u ktheva, për shkak të arrogancës së politikës tënde të jashtme kundrejt Shtetit Islamik, për shkak të këmbënguljes tënde për të na bombarduar, pavarësisht paralajmërimeve tona serioze. Për sa kohë raketat e tua vazhdojnë të vrasin njerëzit tanë, thika jonë do të vazhdojë të presë fytin e njerëzve tuaj. Shfrytëzojmë këtë mundësi për të paralajmëruar të gjitha shtetet që hyjnë në këtë aleancë djallëzore me Amerikën kundër Shtetit islamik, të tërhiqen dhe të na lënë të qetë".Videoja e ekzekutimit të Sotloff përfundoi me një mesazh. Një qytetar britanik, i kapur peng, i veshur me portokalli, në po të njëjtin vend - kërcënimi është i hapur: Ky do të jetë viktima e rradhës.