Reuters zbulon dërgesën e dytë të armëve shqiptare në Irak
Tirane- Agjensia e lajmeve Reuters raporton se një dërgesë e dytë me armatime për ushtrinë e Irakut është nisur një ditë më parë nga aeroporti i Rinasit.Një avion ushtarak kanadez ka transportuar ngarkesën drejt Kanadasë dhe më pas armatimet do t’i dorëzohen forcave ushtarake të Irakut.Një lajm i tillë nuk është publikuar nga ministria e Mbrojtjes, por Reuters shton se transporti është bërë ditën kur Tiranën e vizitoi minsitri i jashtëm kanadez John Baird, (ne foto) i cili ka qenë në aeroportin e Tiranës së bashku me ministren Kodheli në kohën e nisjes së avionit ushtarak.Shqipëria i ka dhuruar 22 milionë fishekë 7.62mm për forcat ushtarake irakine ndërsa ka dhënë edhe edhe 15 000 granada difensive dhe 32 000 predha mortaje të dimensioneve të ndryshme si edhe 20 000 granata.Ministria e Mbrojtjes ofroi pamjet filmike te ministrit Baird dhe ministres Kodheli duke biseduar me personelin pranë një avioni ushtarak me katër motorë.Reuters nënvizon se Ministria e Mbrojtjes që nuk u ka afruar gazetarëve asnjë informacion duke u shprehur se operacioni është sekret, ka shpërndarë foto dhe video të martën në mbrëmje, (2 shtator 2014) ndërsa ministrja Kodheli ka publikuar foto në faqen e saj të facebook.Ashtu si më herët, qeveria shqiptare po mbështet Shtetet e Bashkuara dhe qeveria e Edi Ramës ishte e para që u ofrua për të ndihmuar forcat irakiane si një pjesë e koalicioni ndërkombëtat për të luftuar terrorizmin. Shqipëria ka dhuruar po ashtu 10 000 automatikë kallashnikov për Afganistanin.Nën diktaturën staliniste të Enver Hoxhës, Shqipëria ka akumuluar sasi të shumta të armëve të prodhuara në Rusinë sovjetike dhe Kinë.Kodheli ka premtuar se një batalion i ushtrisë shqiptare nuk do përdorë më kallashnikovin por do do të pajiset me arme M4 sipas standardeve të NATO-s, përfundon shkrimi i agjensisë Reuters.