Me avion drejt Uellsit, Bushati e Kodheli tepër të zënë me celularët
Tiranë – Një delegacion shqiptar i përbërë nga kryeministri Rama, Ministri i Punëve të Jashtme dhe ai i Mbrojtjes, Ditmir Bushati e Mimi Kodheli, është nisur sot për në Samitin e NATO-s në Uells, në një nga takimet më të rëndësishme të Aleancës.Bushati dhe Kodheli shfaqen në avionin me të cilin janë nisur, tepër të zënë me celularët e tyre, mundet duke ndjekur konferencën për shtyp që Presidenti amerikan Obama ka dhënë drejtpërdrejt nga Estonia.Rama, që ka publikuar një foto nga avioni, shkruan në Tëitter se “delegacioni shqiptar ka një zë dhe një rol të rëndësishëm në axhendën e punës.”Në 4-5 shtator 2014, Kryeministri David Cameron dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmusen kanë organizuar mbledhjen më të madhe të mbajtur ndonjehere, te udhëheqësve të botës në Britanine e Madhe, samitin e 2014 të NATO-s.Udhëheqësit e qeverive nga 28 vendet anëtare të NATO-s dhe personalitete të larta nga 30 vende partnere të NATO-s do të takohen në "Celtic Manor Resort" në Newport gjate datave 4 dhe 5 shtator.Ky do të jetë samiti i parë i NATO-s në Britanine të Madhe që nga viti 1990 dhe hera e parë që një President në detyre i SHBA-se do bëjë një vizitë zyrtare në Uells. Në total, priten te vijne rreth 2,000 delegatë, së bashku me rreth 1.500 gazetarë.ar.sh/Oranews.tv