OSBE u “pastron” gojën deputetëve, kod etike në Kuvend
Tiranë- As këtë fjalor dhe as dhunën në Kuvend, ndoshta shqiptarët nuk do të mund ta shohin më, në rast se deputetët do të binden të votojnë kodin e ri të sjelljes.Ky kod, i siguruar nga Ora News dhe që pritet të miratohen në Parlament, i ndalon deputetët të përdorin fjalë të pahijshme dhe të ushtrojne dhune ne Kuvend, veprime që të zgjedhurit e popullit i kanë praktikuar jo rrallë, duke i hequr hijeshinë dhe seriozitetin seancave ku votohen ligjet e shqiptarëve.Është pikërisht neni 9, pika e parë e këtij kodi, i cili parashikon se deputeti nuk duhet:a) të shprehet me fjalë të pahijshme dhe ofenduese në Kuvend;b) të pengojë ose të cenojë rregullin e zhvillimit të punimeve të Kuvendit;ç) të kërcënojë apo fyejë deputetët e tjerë, anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe personalitetet e tjera të larta shtetërore;d) të ndërmarrë veprime apo sulme personale ndaj ndonjë deputeti tjetër;dh) të bëjë thirrje për përdorim dhune në Kuvend.Kodi i ri i sjelljes, me 15 nene, parashikon edhe detyrimin e deputetëve për dorëzimin e deklaratës së pasurisë, ruajtjen e informacionit të klasifikuar, kufizimet për të ushturar veprimtari private gjatë ushtrimit të detyrës, rastet kur nuk të pranojnë dhurata dhe një sërë detyrimesh të tjera.Kodi i sjelles është hartuar nga Kuvendi dhe misioni i OSBE-së dhe është një inisiativë që ka nisur që nga 2012, kohë kur parlamenti drejtohej nga Jozefina Topalli.Tashmë grupet parlamentare kanë marrë variantin e fundit të propozuar dhe që në seancën e parë kuvendore, kruepalamentari Ilir Meta, apeloi për votimin e saj.