Ministrja britanike: Ata që ekzekutuan Steven Sotloff janë vrasës psikopatë

Vrasës psikopatë. Kështu i ka cilësuar ministrja e Mbrojtes britanike Tereza May militantët e Shtetit Islamik, duke dënuar në këtë mënyrë vrasjen e gazetarit amerikan Steven Sotloff.Duke folur mbi reformat policore në, Teresa May tha se vrasja ishte një akt barbar."Natyrisht, për të gjithë ju ka qenë e vështirë të shikon videon në të cilën shfaqe vrasja e gazetarit, dhe kjo është padyshim një akt barbar i militantëvë të shtetit islamik, të cilët janë një “grup psikopatësh vrasës”, tha ajo. Minisrtja shtoi se brutaliteti i tyre është shumë i qartë dhe ngushëlloi familjen e viktimës dhe miqtë e gazetarit gjithashtu. Komentet e May vijnë edhe pas kërcënimit se shteti islamik do të vrasë një tjetër peng britanik, duke e shfaqur edhe me pamje.Familja e britanikut ka kërkuar nga media që të mos bëhet publik emri i tij. Menjeherë reagoi edhe kreministri i Britanisë David Cameron, i cili tha se Britania do të rrisë përpjekjet diplomatike për të rritur sigurinë në të gjitha vendet më të industrializuara, të qujatura G8.Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, tha se vrasja e gazetarit të dytë tashmë amerikan është një një krim i neveritshëm dhe brutalitet i sëmurë. Sotloff, gazetar 31-vjec, u rrëmbye në Siri në vitin 2013.Ai u shfaq në një tjetër video, muajin e kaluar, ku ekstremistët e Shtetit Islamik (IS) treguan ekzekutimin me prerje koke të gazetarit amerikan James Foley.