Nisin ethet e regjistrimit në kopshte e çerdhe, prindërit s'dinë ku të shkojnë

Tiranë - Një numër jo i vogël kopshtesh të kryeqytetit ishin programuar për t’u rindërtuar gjatë vitit vitit 2014, por prokurimi i tyre sapo ka nisur, pasi vetëm tani, Bashkia e Tiranës ka arritur ta zhbllokojë buxhetin e saj, me vendim gjykate.Kryebashkiaku Lulzim Basha, duke përuruar sot kopshtin e fëmijëve “Nënë Tereza” në Tiranë, tashmë i rindërtuar sipas standarteve bashkëkohore, shprehu keqardhjen e tij për shumë projekte të tjera të rëndësishme, që duhej të kishin nisur.Nnë një deklaratë për mediat, kreu i PD-së tha se Rama i ka kompleks, veprat e mëdha dhe radhiti disa projekte shumë të rëndësishme, që janë bllokuar dhe po mbahen peng prej Kryeministrit:“Edi Rama bllokon edhe sot e kësaj dite financimin e bulevardit të ri të Tiranës, - tha ai, - një vepër madhore nga e cila përfitojnë të gjithë qytetarët e Tiranës.Edi Rama ka bllokuar me urdhër politik, terminalin multimodal të pasagjerëve, një projekt që është gati dhe për të cilin qeveria shqiptare dhe Bashkia e Tiranës nuk paguajnë asnjë kacidhe sepse është me koncesion sepse investohet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe për të cilën kanë interes kompani private.Edi Rama, ka bllokuar hapat e mëtejshëm lidhje me tramvajin e Tiranës, projekti i tramit është gati me ndihmën e qeverisë franceze, pret një garanci sovrane, që iu kërkua Edi Ramës edhe kur ishte në vizitë zyrtare në Francë, e përtej fjalëve të bukura, e vetmja gjë që nuk ka bërë është të japë këtë garanci sovrane pa të cilën projekti nuk mund të zbatohet.Edi Rama ka urdhëruar ministrinë e Financave të bllokojë koncensionin për mbledhjen dhe përpunimin e mbetjeve urbane, edhe këtu qytetarët nuk paguajnë asnjë lek as qeveria shqiptare por përmes formulës të përgatitur nga Banka Botërore, bëhet e mundur mbledhja dhe trajtimi i plehrave me mjete moderne anembanë qytetit të Tiranës, çka do të thotë ambient më i pastër për qytetarët e Tiranës, pra leverdi për qytetarët e Tiranës, pra Edi Rama ka urdhëruar bllokimin edhe të këtij projekti të rëndësishëm.Ia kujtoj sot dhe nuk do të lodhem t’ia kujtoj çdo ditë, - theksoi Basha, - se armiqësia që dëshmon nuk është ndaj Lulzim Bashës, nuk është ndaj kryetarit të Bashkisë, nuk është ndaj kryetarit të opozitës, nuk është ndaj Partisë Demokratike, sepse Tirana nuk është e Lulzim Bashës, nuk është e opozitës, nuk është vetëm e Partisë Demokratike; është e çdo qytetari, ndaj dua të shpreh para qytetarëve të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë indinjatën time të thellë, dhe për të ndërgjegjësuar këdo se kemi të bëjmë, me kryeministrin më bllokues, në emër të interesave politike, të interesave të qytetarëve të Tiranës, se kemi të bëjmë me mashtruesin më të madh në historinë pluraliste të Shqipërisë”.ar.sh/Oranews.tv