Obama: IS një kërcënim serioz për të gjithë. Drejtësia do vihet në vend

""Shteti Islamik është një kërcënim serioz jo vetëm për Irakun por për të gjithë rajonin,"deklaroi Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama.Këto komente Obama i bëri në një konferencë për shtyp  së bashku me presidentin e Estonisë Tommas Hendrik. Konferenca , në Talin të Estonisë, u ndoq live nga të gjitha mediat botërore.Obama tha se vrasja e gazetarit amerikan Steven Sotloff është një "një akt i tmerrshëm dhune " ndërsa paralajmëroi Shtetit Islamik se "drejtësia do të vihet në vend”Sa i takon sanksioneve që janë aplikuar Obama tha "kanë pasur një efekt real në Rusi"."Rusia po paguan një çmim të rëndë" nënvizoi Obama.Estonia kurrë s'do mbetet e vetmuarSa i takon shqetësimeve të presidentit të Estonisë për kërcënimet nga Rusia,  Obama tha se “Estonia kurrë nuk do të mbetet e vetmuar”.