Ahmetaj kritik ndaj Bashës: Bojkoti do të dëmtojë Partinë
Kritika për qëndrimin jashtë Parlamentit të opozitës kanë ardhur edhe nga Bislim Ahmetaj, kryetar i Grupimit Dhjetor 90’.I ftuar në emisionin e mëngjesit në Ora News me gazetarin Enkel Demi, Ahmetaj është shprehur se është konsumuar arsyetimi i të qënit opozitës jashtë Parlamentit. Ai e konsideron mungesën e opozitës i mjerim.Ndërsa kritika të forta ka edhe për mazhorancën, që sipas tij, pa prezencën e opozitës ditën e hënë bëri një maskaradë.Duke e lidhur situatën aktuale politike, me vjedhjen e BSH, apo vrasjen e Artan Santos, Ahmetaj deklaroi se qëndrimi i politikës për këto rastë është fshehje si “model i strucit”“Deri më sot nuk kemi asnjë lëvizje për kapjen e autorëve të vrasjes së Santos.Qëndrimi i politikës, majtas dhe djathtas për rastin Fullani,që mund të dëmtohet stabiliteti financiar është fshehje si model struci. Është konsumuar si arsyetim qënia e opozitës jashtë parlamentit. Pastaj mund të them se kjo mazhorancë mund të bëjë spektakël si të hënën, që pamë një maskardaë, pa patur asnjë ndikim nga qytetarët.Mjerim nga ana e Parlamentit, por edhe një mjerim i opozitës në mungesë prezence për të relatuar se pse këto ligje nuk janë në shërbim të qytetarëve por në shërbim të një klasë” tha aiNë lidhje me akuzat e PD për përfshirjen e Arben Ndokës në trafik, Bislim Ahmetaj u shpreh se opozita e sotme i kishte mekanizmat për ta verifikuar figurën juridike të tij. Po ashtu ai tha se ky Parlament është më i ulët në historinë e parlamentarizmit shqiptar.“Mazhoranca e djeshme, opozita e sotme i ka pasur të gjitha mekanizmat ligjore që ta verifikojë situatën juridike, jo vetëm të këtij rasti por të të gjithë anëtarëve të Parlamentit, që bëhet fjalë jo për një njeri të inkriminuar por edhe të tjerë, që fatkeqësisht është ndoshta Parlamenti me nivelin më të ulët të parlamentarizmit shqiptar, edhe me atë parlamentarizm që zhvillonte komunizmi kur drejtohej nga Haxhi Lleshi.”