Korça i shton Parkut "Rinia", vepra të reja arti gdhendur në gurë

Korçë – Korça do t’i shtojë edhe këtë vit, Parkut “Rinia”, vlera të reja artistike, qëkurse ka nisur ta shndrrojë atë në një galeri arte të veprave moderne duke zbatuar projektin “Skulptura e parkut”.Këtë vit, katër artistë të rinj do të gdhendin në blloqe guri, skulpturat e tyre, deri më datë 10 shtator. Ata janë Ayla Turan nga Turqia, Attila Rath Geber nga Hungaria, Antonis Myrodias nga Greqia dhe artisti shqiptar Genti Tavanxhiu.Risia e sivjetshme do të jetë organizimi i një laboratori për fëmijët, në projektin “Të gdhendim të ardhmen“, mbështetur nga Ministria e Kulturës, prezantuar nga Genti Tavanxhiu.Projekti i këtij viti, për të pestën herë, është përshëndetur edhe nga kryebashkiaku Sotiraq Filo, i cili u shpreh se ky simpozium skulpture ka vlera te jashtëzakonshme për Parkun “Rinia" dhe për qytetin e Korçës.ar.sh/Oranews.tv