Berisha: Njohje të patentave të marra në vendet e tjera. Taksa progresive, e rrezikshme
Kryeministri Berisha kërkoi sot njohjen në Shqipëri të lejeve të drejtimit të marra në vendet e tjera.Duke folur në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha kërkoi të ndiqet një lloj tjetër programimi që të evitohen radhët e gjata në pagesën e taksave të automjeteve.“Të ndiqet një lloj tjetër programimi që të mos ketë radhë dhe mundime në pagesën e taksës dhe kontrollin e makinës” tha Berisha.Berisha u ndal edhe në fondin për biznesin social ku përmendi edhe një sërë memorandumesh të nënshkruara me Yunus, babain e mikrokreditit.“Fondi i biznesit social synon të punësoj njerëzit më të varfër që të hapin biznesin e tyre. Ata që dëshirojnë që këtë fond ta derdhin në biznesin social ne do të hartojmë ligjin që ta bëjmë të mundur këtë.Sistemi Yunus i jep kredi pa kolateral atyre që s’kanë. Ndaj edhe vendimi i ardhshëm i ynë për të kaluar taksën e dividentit te sipërmarrjet që duan në fondin e biznesit social është një hap shumë i rëndësishëm tjetër i yni për një shpërndarje më të mirë. Duhet të ecim të bazuar në doktrinat më të avancuara fiskale dhe jo në konceptet e mumuthit të korrupsionit që është Cac Angjeli, famoz, se ai është autori i rikthimit, por një përgjigje edhe ai e mori në darkën e ngrirë” tha Berisha.Berisha gjithashtu ka sulmuar edhe kreun e PS-së Edi Rama dhe idenë e tij për taksën progresive.Sipas Berishës, ajo është një taksë e rrezikshme, ndërkohe që taksa më optimale mbetet ajo e sheshtë.“Taksa Koleka, apo taksa progresive është e rrezikshme. Me këtë taksë, ti vetëm sa në pamje të parë përpiqesh të arrish në barazi, por e thellon më shumë pabarazinë. Cila është kjo, kjo taksë përbën një kërcënim serioz e të madh, uroj që mos ta përdorë si dordolecat në arë, se absolutisht për sa i përket pushtetit ia thashë edhe në takimin tjetër, ai është si kryepersonazhi i Buxatit,që mbeti 36 vjet në pritje” tha Berisha.