MPJ, raporton në komisionin e jashtëm për situatën në Preshevë
Ministria e Jashtme ka informuar sot komisionin e jashtëm në lidhje me situatën në Luginën e Preshevës.Përfaqësuesja e MPJ-së ka theksuar se ministria është duke ndjekur hap pas hapi situatën e krijuar në Preshevë pas heqjes të lapidarit të UÇPMB-së nga qendra e komunës.“Nuk mund të qëndrojmë pa bërë asgjë para aksioneve destabilizuese serbe. Do të shqyrtojmë hap pas hapi situatën e aksioneve destabilizuese serbe në Luginën e Preshevës. Nëse pala serbe do vazhdojë me situatën e tensionuar në Preshevë, do të rishikojmë marrëdhëniet me Serbinë” ka theksuar përfaqësuesja e MPJ-së.Ajo ka shtuar më tej se ministria e jashtme po ndjek me gjakëftohtësi situatën e krijuar në Luginën e Preshevës duke bashkëpunuar edhe me ndërkombëtarët.“Qëndrimi ynë i prerë është kundër tezave destruktive të kryeministrit serb” tha përfaqësuesja e MPJ-së.